Ndërlidhjet

VJENË


Lideri i Libisë Muammar Gaddafi tha se i mirëpret inspektorët e armëve në vend sepse nuk ka të fshehur armë për shkatërrim në masë.
Komentet në rrjetin televiziv CNN vijuan pasi vendi i tij ofroi të heqë dorë nga programet për shkatërrime masive dhe ta nënshkruajë protokollin e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare Bërthamore.
Gaddafi gjithashtu ka thënë se edhe vendet tjera të dyshuara për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë, duhet ta ndjekin shembullin e Libisë për të shmangur "ndonjë tragjedi ku mund të pësojnë njerëzit e pafajshëm".
XS
SM
MD
LG