Ndërlidhjet

HAGË


I akuzuari për krime të luftës Radovan Karaxhiq jeton në pjesën serbe të Bosnjes, të kontrolluar nga paqëruajtësit francezë dhe gjermanë, i mbrojtur nga nëntoka e politikës, gangsterët, fshatarët dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe, shkruan Nju Jork Tajms.
"Informata e fundit që kemi është se ai mbrohet nga Kisha Ortodokse, duke u transferuar nga një manastir në tjetrin", citohet të ketë kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte.
Del Ponte e ka shprehur bindjen e saj se gjenerali Ratko Mlladiq tani fshehet në Serbi, ku e merr pensionin, ndërsa përpjekjet për bllokimin e llogarisë së tij bankare janë refuzuar nga qeveria serbe në Beograd, shkruan Nju Jork Tajms.
XS
SM
MD
LG