Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zyrtarët më të lartë të Kosovës ua kanë uruar Festat e Krishtlindjeve të gjithë besimtarëve katolikë dhe arqipeshkvit të Kosovës Mark Sopi.
Krishtlindjet i uruan kryetari Ibrahim Rugova, kryeministri Bajram Rexhepi, kryeparlamentari Nexhat Daci, si dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
"Festat e Krishtlindjeve e shënojnë kohën e dashurisë, shpresës, paqes, familjes dhe bekimit të Zotit. Ato paraqesin rastin për të menduar mbi jetën, vlerat mbi të cilat e mbështesim ekzistencën tonë, dhe parimet mbi të cilat dëshirojmë ta ndërtojmë ardhmërinë", thuhet në mesazhin e përfaqësuesve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG