Ndërlidhjet

BAGDAD


Një shpërthim i fuqishëm e ka tronditur sonte hotelin Sheraton në Bagdad, ku kryesisht janë të vendosur të huajt.
Raportohet se njëri nga katet e epërme mund të jetë goditur me raketa, por nuk ka njoftime për viktima të mundshme.
Sot, tre ushtarë amerikanë u vranë afër qytetit Samarra në veri të Bagdadit kur makina e tyre hasi në një minë.
Ngjarja vijoi pas sulmit vetëvrasës në qytetin kurd Arbil, që la të vrarë 4 njerëz, përfshirë sulmuesin, dhe plagosi 15 të tjerë.
Zyrtarët thanë se sulmuesi e hodhi veten në erë në një kamion para zyrave të ministrisë së brendshme.
Ndërkaq nga shpërthimi i një automjeti në një tunel në Bagdad, një civil u vra dhe dy të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG