Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryengritësit në Irak sot ndërmorën një varg sulmesh me raketa në qendër të Bagdadit.
Një irakiene u plagos në hotelin Sheraton, i cili u godit me mortaja.
Hoteli kryesisht shfrytëzohet nga të huajt, kurse ushtarakët amerikanë thanë se sulmi ka patur për qëllim bazën e Divizionit të Parë të Blinduar në pjesën lindore të Bagdadit.
Sulmet vijuan pas shpërthimeve të djeshme, që shkaktuan vdekjen e 6 civilëve dhe 3 ushtarëve amerikanë.
Prej 1 majit kur Uashingtoni e shpalli përfundimin e operacioneve kryesore luftarake, në Irak gjithsejt janë vrarë 206 ushtarë amerikanë dhe 37 trupa të koalicionit.
XS
SM
MD
LG