Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf sonte u paraqit në televizionin shtetëror, vetëm disa orë pas përpjekjes për vrasjen e tij, që shkaktoi 14 viktima.
Musharraf tha se nuk është e qartë kush ishte përgjegjës për sulmin në qytetin Rawalpindi, por tha se sulmuesit ishin "terroristë" dhe "ekstremisë", dhe i hodhi poshtë akuzat për gabime në sigurinë e tij.
"Njerëzit që më sigurojnë ishin rreth meje. Ata më shpëtuan jetën me jetërat e tyre. Masat e sigurisë ishin marrë, por siguria totale kundër sulmuesve vetëvrasës nuk mund të garantohet me çfarëdo force", tha Musharraf.
Zyrtarët thanë se dy sulmuesit vetëvrasës me kamionë përplot eksploziv u vërsulën në
autokolonën e presidentit, i cili kaloi pa pasoja.
Musharraf iu shmang një atentati të ngjashëm në 14 dhjetor.
Shpërthimi ndodhi një ditë pasi Musharraf tha se nuk do ta ushtrojë funksionin e shefit të armatës në vitin 2004, për të zgjidhur krizën kushtetuese në vend.
XS
SM
MD
LG