Ndërlidhjet

logo-print

VATIKAN


Në mesazhin e Krishlindjeve drejtuar botës, Papa Gjon Pali i Dytë kërkoi nga Zoti ta shpëtojë njerëzimin nga fshikullimat e terrorizmit dhe luftërave.
"Princi i Paqes ia përkujton botës lumturinë, që zemrat tuaja të mbushen me gëzim dhe hare", tha Papa duke shtuar se ende "shumë gjak" vazhdon të derdhet në konfliktet në mbarë botën.
Në lutjen e lexuar në gjuhën arabe, iu bë thirrje të Krishterëve, Myslimanëve dhe Hebrejve ti lënë mënjanë ndjenjat dhe aktet e urrejtjes, hakmarrjes dhe dhunës.
Në Betlehem, palestinezët e Krishterë dhe pelegrinët e huaj e celebruan Meshën në Kishën e lindjes së Krishtit, pasi më parë kaluan nëpër postblloqet e ushtrisë izraelite.
"Tre vite jetojmë me luftë, e cila rezultoi me humbjen e qindra jetëve të izraelitëve dhe palestinezëve", tha Michel Sabbah, Patriarku Latin i Jerusalemit, duke shtuar se përkundër humbjeve, problemi nuk është i zgjidhur.
XS
SM
MD
LG