Ndërlidhjet

logo-print

TEL AVIV


Të paktën 3 njerëz u vranë ndërsa mbi 15 u plagosën kur një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë në një stacion të autobusit në Tel Aviv.
Përgjegjësinë e mori përsipër Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës.
Pas sulmit Izraeli vendosi bllokadë totale të territoreve palestineze.
Sulmi vetëvrasës në Tel Aviv ndodhi një orë pas raketimit që helikopterët izraelitë e bënë në Qytetin e Gazës, ku u vranë një militant palestinez dhe 4 të tjerë.
Burimet palestineze thanë se dhjetra janë plagosur.
XS
SM
MD
LG