Ndërlidhjet

TEHERAN


Ka shkuar sw paku në 4'000 numri i viktimave, si pasojë e tërmetit që ka ndodhur në juglindje të Iranit, në rajonin e Kermanit. 30 mijë të tjerë janë plagosur, derisa mbi 60 përqind e qytetit Bam është shkatërruar, përfshi dhe monumente të rëndësishme për histoinë botërore, që datojnë para 2000 vjetësh.
Megjithatë besohet se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë, derisa vazhdojnë operacionet e shpëtimit. Tërmeti ka ndodhur në orët e para të mengjesit kur shumica e njerëzve ishin në gjumë.
Kryetari i Qeverisë së rajonit të dëmtuar, Mohamed Ali Karimi, ka deklaruar:
"Shkalla e dëmeve dhe humbjeve në njerëz është shumë e lartë. Përparësi për ne është të nxjerrim nga rrënojat sa më shumë të mbijetuar që është e mundur, dhe për këtë kemi nevojë për ndihma në njerëz", tha Karimi.
Rusia ka qenë ndër vendet e para që ka dërguar ndihmë.
XS
SM
MD
LG