Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAT


Dy ushtarë amerikanë u vranë gjatë ditës në Irak, në dy incidente të ndara.
Ndërsa natën e shkuar humbën jetën, si pasojë e sulmeve, edhe dy ushtarë të tjerë amerikanë. Kjo e con në 208 numrin e ushtarëve të vrarë në Irak, që nga 1 maji, kur presidenti Bush deklaroi përfundimin e betejave të mëdha.
Mësohet se edhe dy ushtarë polakë, që veprojnë në Irak janë plagosur gjatë ditës.
Në të tjera zhvillime, qeveria japoneze dërgoi ekipin e parë të ekspertëve në Irak, të cilët do të organizojnë ardhjen dhe vendosjen e forcave japoneze.
Tokio planifikon dërgimin e 1'000 njerëzve, që do të ndihmojnë forcat e koalicionit.
XS
SM
MD
LG