Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Agjencitë e lajmeve njoftojnë për 15'000 viktima, si pasojë e tërmetit që ka ndodhur në juglindje të Iranit, në rajonin e Kermanit. Mbi 30 mijë të tjerë janë plagosur, derisa mbi 60 përqind e qytetit Bam është shkatërruar, përfshi dhe monumente të rëndësishme për historinë botërore, që datojnë para 2000 vjetësh.
Tërmeti ka ndodhur në orët e para të mengjesit, kur shumica e njerëzve ishin në gjumë.
Kryetari i Qeverisë së rajonit të dëmtuar, Mohamed Ali Karimi, ka deklaruar:
"Shkalla e dëmeve dhe humbjet në njerëz janë shumë të larta. Përparësi për ne është të nxjerrim nga rrënojat sa më shumë të mbijetuar që është e mundur, dhe për këtë kemi nevojë për njerëz që të na ndihmojnë ."
Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë nisur një ekip bashkërendues për ndihmën humanitare në Iran si dhe do t'i japë Iranit një ndihmë të jashtëzakonshme me vlerë prej 90 mijë dollarësh.
Gjermania, Italia, Rusia e Greqia janë ndër vendet e para që i janë përgjigjur kërkesës për ndihmë të Iranit.
XS
SM
MD
LG