Ndërlidhjet

BAM, IRAN


Ministria e brendshme e Iranit vlerësoi sot se, deri tash, 20 mijë vetë kanë humbur jetën nga pasojat e tërmetit prej 6.3 shkallësh të Rihterit, që dje goditi qytetin Bam, në juglindje të Iranit. Është raportuar se afro 30 mijë persona janë lënduar. Guvernatori i qytetit Kerman, Akbar Alavi ka thënë se "frikësohemi se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh se 40 mijë". Ai mëtutje tha se "ka ndodhur një katastrofë njerëzore e pabesueshme". Edhe gjatë ditës së sotme vazhduan përpjekjet e kërkim – shpëtimit të personave që eventualisht mund të ndodhen, të gjallë, nën gërmadha.
XS
SM
MD
LG