Ndërlidhjet

BAM, IRAN


Presidenti amerikan, George Bush dhe liderë të tjerë botëror kanë ofruar ndihmë për Iranin, pas tërmetit që goditi qytetin Bam të këtij vendi. Presidenti Bush ka thënë se "ishte jashtëzakonisht i pikëlluar" me këtë shkatërrim dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta ndihmojnë Iranin. Amerika dhe Irani prej vitit 1979 nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike. Presidenti i Iranit, Mohammad Khatami ka thënë se Irani, vetë, nuk mund të ballafaqohet me pasojat e tërmetit shkatërrues që e goditi qytetin e lashtë, Bam në juglindje të Iranit. Agjencia zyrtare e Iranit, Irna, transmeton se Ministria e Brendshme e Iranit ka kumtuar se "do të jetë e mirëseardhur çdo ndihmë nga jashtë, me përjashtim të Izraelit". Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Izraelit, Johnatan Pelid tha se kjo kumtesë e Iranit është për "keqardhje". Televizioni iranian informoi se një ekip i shpëtimtarëve zviceran ishte ekipi i parë i jashtëm që kishte filluar operacionin e kërkimit të personave që eventualisht ishin të gjallë por që ndodheshin nën gërmadha.
XS
SM
MD
LG