Ndërlidhjet

GJENEVË


Organizata botërore e shëndetësisë dëshiron që analizat lidhur me personin e dyshuar se është i sëmurë nga Sarsi, të bëhen edhe jashtë Kinës. Zëdhënësi i kësaj organizate, Dick Thompson ka thënë sot se rezultatet e para të testeve lidhur me këtë person ishin "konfuze". Ai mëtutje ka thënë se "disa rezultate ishin pozitive e disa negative". Zëdhënësi Thompson ka thënë se, lidhur me këtë rast, një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë së shpejti do të udhëtoj për në Kinë.
XS
SM
MD
LG