Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Departamenti amerikan i bujqësisë sot ka kumtuar se lopa, te e cila është konfirmuar "sëmundja e tërbimit", ishte importuar nga Kandaja në vitin 2001. Zyrtari nga ky departament, Ron DeHaven ka thënë se autoritetet kanadeze kanë paraqitur dokumentacion sipas së cilit, "lopa me sëmundjen e tërbimit" në Amerikë ishte pjesë e kopesë prej 74 lopësh që kishin ardhur nga Alberta e Kanadasë. Ai ka thënë se nëse një lopë është gjetur e infektuar kjo nuk do të thotë se edhe lopët e tjera janë të infektuara nga sëmundja e tërbimit. Më se 20 shtete kanë ndaluar importimin e mishit të lopëve nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG