Ndërlidhjet

BANGKOK


Tajlanda njoftoi se nuk ka plane për tërheqjen e trupave nga Iraku, pas vrasjes së dy ushtarëve tajlandezë.
Kryeministri Thaksin Shinawatra tha se 433 trupat do ta vazhdojnë punën humanitare, ndërsa ushtria e rishqyrton gjendjen e sigurisë.
Thaksin tha se presidenti amerikan George Bush i ka telefonuar për ti shprehur ngushëllime.
Dy ushtarët tajlandezë dhe 4 bullgarë u vranë dje në Qerbela. Sulmi në qytetin e shenjtë të shiitëve la të plagosur 37 ushtarë, përfshirë 5 amerikanë, dhe mbi 80 civilë irakienë.
XS
SM
MD
LG