Ndërlidhjet

BAM, IRAN


Në Iran gjatë ditës së sotme vazhduan të arrijnë ndihmat e jashtme për ta ndihmuar popullin e qytetit Bam, që pothuajse i tëri u shkatërrua nga tërmeti i pardjeshëm me fuqi 6.3 shkallë të Rihterit. Agjencitë e lajmeve informojnë se 45 aeroplanë të jashtëm kanë ateruar në Iran duke sjellë me vete ndihma dhe punëtorë të specializuar për kërkim-shpëtim. Në mesin e këtyre aeroplanave dy ishin nga Shtetet e Bashkuara. Ministri i brendshëm i Iranit, Abdolvahed Mousavi Lari ka deklaruar sot se numri i viktimave mund të jetë më i madh se 20 mijë. Ai ka thënë se "deri tash janë varrosur 15 mijë trupa të pajetë". Një zyrtar i provincës Kerman i ka thënë agjencisë Reuters se numri i të vdekurve është 22 mijë.
XS
SM
MD
LG