Ndërlidhjet

BAM, IRAN


Zyrtari i Kombeve të Bashkuara për punë humanitare, Jesper Lund, po e udhëheq një ekip të organizatës botërore i cili po i ndihmon qeverisë së Iranit, në përballimin e pasojave të tërmetit shkatërrues, që goditi qytetin historik Bam, në jug të Iranit. Sot me të arritur në këtë qytet ai deklaroi se misioni i shpëtimit së shpejti do të shndërrohet në operacion të ndihmës. Mëtutje Jesper Lund tha:
-Atje definitivisht është një situatë shumë e keqe dhe ende nuk kemi një pasqyrë krejtësisht të qartë. Aktualisht ne kemi 22 ekipe ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit, që po veprojnë në këtë hapësirë.

Punëtorë humanitarë vlerësojnë se më se 100 mijë njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
XS
SM
MD
LG