Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministria e përkohshme e tregtisë e Irakut po heton rastin e dyshuar të korrupsionit nga ana e autoritetit të përkohshëm të koalicionit, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara dhe të zyrtarëve të lartë të ministrisë. Ministri i tregëtisë, Ali Alavi ka thënë sot se ai tash një muaj kishte zbuluar manipulime lidhur me një kontratë me vlerë 80 milionë dollarë. Ai vlerësoi se nga kjo shumë "me gjasë afro 40 milionë" dollarë janë zhdukur. Autoriteti i përkohshëm i koaolicionit nuk ka bërë komente lidhur me këtë rast.
XS
SM
MD
LG