Ndërlidhjet

BAM


Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të vazhdojnë dërgimin e ndihmave humanitare në qytetin e Iranit Bam, i cili u shkatërrua nga tërmeti masiv të premten.
Por zyrtarët amerikanë thanë se kjo nuk do ti zbutë dallimet politike mes dy vendeve.
Shtetet e Bashkuara veçanërishti janë të shqetësuara rreth përpjekjeve të Iranit për zhvillimin e armëve për shkatërrim në masë.
Udhëheqësi shpirtëror i Iranit Ayatollash Ali Khamenei sot e vizitoi qytetin e shkatërruar dhe bëri thirrje për rindërtimin e tij.
"I shpreh ngushëllimet e mia të gjitha familjeve, motrave dhe vëllezërve, që i humbën të dashurit e tyre. I shpreh ngushëllime gjithë popullit iranian", tha Ali Khamenei.
Deri tani janë varrosur mbi 15 mijë të vdekur, kurse ekipet shpëtimtare i vazhdojnë kërkimet për mijëra të tjerët që gjenden nën gërmadha.
XS
SM
MD
LG