Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Trupat e koalicionit arrestuan 5 të dyshuar për ndërlidhje me sulmet e së shtunës në Qerbela.
Majori hungarez Dezso Kiss tha se të arrestuarit u janë nënshtruar hetimeve, por nuk i bëri publike emrat e tyre.
Në Qerbela sot arritën ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë Nikolai Svinarov dhe shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali Nikola Kolev, për ti marrë kufomat e 5 bullgarëve, dhe për ta shqyrtuar gjendjen e sigurisë.
Kryeministri Simeon Saxe-Coburg Gotha tha se Bullgaria nuk do të tërhiqet nga misioni në Irak.
Në Bullgari sot është shpallur ditë zie kombëtare.
XS
SM
MD
LG