Ndërlidhjet

TEHERAN


40 mijë llogaritet të jetë numri i viktimave nga tërmeti i javës së shkuar në qytetin Bam të Iranit. Kështu ka deklaruar presidenti iranian, Mohamed Khatami.
Zyrtarët vendorë dhe punonjësit humanitarë ndërkombëtarë po i përqëndrojnë përpjekjet e tyre në krijimin e kushteve bazë për të mbijetuarit, duke ndërprerë gradualisht operacionet e kërkimit. Besohet se nuk mund të gjendet ndonjë person i gjallë nën rrënoja.
Nga ana tjetër, Khatami ka theksuar se ndonëse ndihma amerikane për viktimat është e mirëpritur, kjo nuk do të ndryshojë mardhëniet mes dy vendeve.
Sipas presidentit iranian ndryshime themelore mund të ndodhin vetëm nëse Uashingtoni risheh politikën e tij dhe zgjidhen një sërë problemesh ekzistuese.
Sekretari aemrikan i Shtetit, Colin Powell, ka deklaruar për mediat amerikane, se pranimi i ndihmës amerikane nga Irani është një nga shenjat e përmirësimit të raporteve mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG