Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në deklaratën e publikuar nga mbledhja në Luksemburg shfaqin brengosje të thellë për shkak të “keqësimit serioz” të situatës në Maqedoni dhe u bëjnë thirrje “ekstremistëve etnikë shqiptarë”, që të ulin armët.
Ministrat veçanërisht janë shumë të brengosur lidhur me situatën humanitare dhe u bëjnë thirrje të gjitha palëve që t’i shmangen rrezikimit të popullsisë civile dhe të bëjnë të mundur praninë e papenguar te organizatave humanitare.
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian gjithashtu i bëjnë thirrje Qeverisë së Maqedonisë që të bëjë të sigurt se përgjigjja ndaj fushatës së kryengritësve “mbetet proporcionale”. Ata kanë thënë se Qeveria duhet shumë shpejtë të ndërmarrë reforma lidhur me shqetësimet e shqiptarëve të atjeshëm.
XS
SM
MD
LG