Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ambasadori amerikan, William Walker, ish-udheqës i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë, u shpall sot qytetar nderi i Prishtinës nga Asamblea e qytetit.
“Populli i Kosovës nuk do të harrojë kurrë meritat dhe luftën e vendosur të Walkerit për paqë dhe tolerancë”, ka theksuar me këtë rast kryetari i Asamblesë, Sali Gashi.
Ambasadori William Walker, i cili ndodhet për vizitë katërditëshe në Kosovë, ka falënderuar për mirënjohjen dhe ka thënë se liderët e Kosovës duhet të ndjehen kreanarë për ate që kanë arritur.
“Qëndroni të lirë dhe të bashkuar, të krenoheni me ate që keni arritur gjatë dy viteve të kaluara dhe për ate që synoni të arrini”, ka thënë Walker.
XS
SM
MD
LG