Ndërlidhjet

TBILISI


Në kuadrin e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s, në Gjorgji filluan stërvitjet ushtarake, në të cilat marrin pjesë më se katër mijë trupa nga 11 vende.
Në këto stërvitje do të ushtrohen operacione paqesore, sikurse ndihma në rastet e fatekëqesive elementare dhe shpëtimi i anijeve në rrezik, si dhe aksione antiterroriste.
Në stervitje marrin pjesë pesë vende të NATO-s-Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Greqia dhe Turqia, e gjashtë vende që nuk janë anëtare - Gjorgjia, Bullgaria, Azerbejxhani, Rumania, Suedia dhe Ukraina.
Partneriteti për Paqe ka zgjeruar bashkëpunimin e Aleancës me 40 vende, duke përfshirë ish-anetare të Bashkimit Sovjetik dhe Bllokut Sovjetik.
XS
SM
MD
LG