Ndërlidhjet

ZGJËRIMI I NATO-s DHE MBROJTJA KUNDËR-RAKETORE NË FOKUSIN E AGJENDES SË TAKIMIT BUSH -PUTIN


Andrew Tully (Washington)

Strobe Tallbot, zëvendës-sekretari i shtetit në administratën e presidentit Bill Clinton, thotë se presidenti rus Vladimir Putin nuk kishte shfaqur ndonjë interes të veçant për të negociuar me administratën e mëparshme amerikane, lidhur me ngritjen e sistemit të ri bërthamor në Shtetet e Bashkuara, për mbrojtjen nga sulmet e shteteve të papërgjegjëshme.
Sipas zotit Talbott, Kremlini atëbotë kishte lënë të kuptohet se negociatat mbi mburojën e re amerikane do ti zhvillonte me pas-ardhësin e presidentit Clinton. Nisur nga kjo, Strobe Talbott vlerëson se presidenti rus do të demonstrojë gatihsmërin për kompromisë, kur të shtunën në Lubjanë takohet me presidentin George Bush.
Ish zëvendës sekretari amerikan i shtetit shprehet gjithashtu se ai nuk pret ndonjë rezistencë të veçant të presidentit rus ndaj projektit të NATO-s për zgjërimin e saj në Lindje të Evropës, sepse vetë Rusia synon që të bëhet pjesë e Evropës se bashkuar:
“Ky element përbën , sipas mendimit tim, thelbin e procesit të zgjërimit të NATO-s, gjegjësisht do të duhej të ishte kështu“ , thotë eksperti kryesor për çështjen ruse në administratën e mëparshme amerikane.
Nën-kryetari i Dumës ruse Vladimir Lukin thotë se vendi i tij kundërshton zgjërimin e NATO-s në Lindje dhe sistemin e ri amerikan për mbrojtjen nga sulmet bërthamore dhe shton se logjika në të cilën mbështeten këto projekte është jokonsistente:
“Pakti i NATO-s ka mbetur si relikt i Luftës së ftohtë sikurse Pakti i Varshavës ishte një organizëm i Luftës së ftohtë “ , argumenton zoti Lukin.
Zbigniew Brzezinski , këshilltari për sigurin kombëtare i ish-presidentit Jimmy Carter nuk shprehet i shqetësuar me mundësin e përkeqësimit të marrëdhënieve amerikano-ruse për arsye të zgjerimit të NATO-s dhe të ndërtimit të sistemit të ri bërthamor amerikan:
“Të dy këto procese janë në zhvillim e sipër, duke kërkuar anëtarë të rinj dhe duke regrutuar pjesmarrësit e rregullt. Fakti se vendet kandidate për anëtarësim duan që tu bashkangjitën mekanizmave të NATO-s dhe të Bashkimit evropian, tregon se bëhet fjalë për një proces krejtësisht të ndryshëm nga ai i kohës së Paktit të Varshavës “, vë në dukje zoti Bzhezhinski dhe përfundon se ka të ngjarë që Rusia të jetë një nga kandidatët për pranim në NATO, në raundin tjetër të zgjërimit.
Një diplomat rus, Sergei Rogov, nuk shprehet i entuziazmuar me prognozat e zotit Brzezinski .
Ai vë theksin në mundësin e ri-definimit të tërësishëm të politikës së jashtme ruse dhe përforcimin e marrëdhënieve të vendit të tij me Kinën, në mënyrë dramatike:
“Aleanca strategjike ruso-kineze, dhe përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe Rusisë për ti kundërshtuar Shtetet e Bashkuara, mund të kthehen në realitet “, prognozon Sergei Rogov.
Gazetari i njohur rus për çështje ushtarake Alexander Golts, kundërshton prognozat pesimiste të diplomatit Rogov.
Një nga qëllimet krysore të Rusisë në planin e politikës së jashtme ka të bëjë me dëshirën e saj që të jetë super-fuqi dhe të involvohet në çështjet e rëndësisë ndërkombëtare – shprehet zoti Golts:
“Ne po po bëjmë përpjekje për ti provuar vetes por edhe botës, qe ende jemi fuqi botërore dhe që jemi ende të barabartë me Amerikën, meqenëse ajo po përgatitet për të diskutuar me Kremlinin diçka të rëndësishme “ - thotë Golts dhe shton se ai nuk pret rezultate të dukshme nga samiti i Lubjanës:
“Për mendimin tim ky samit do të jetë më shumë i natyrës psikologjike sesa substanciale, meqense presidenti amerikan dhe homologu i tij do të kenë mundësi që ti këmbejnë opinionet e tyre pozitive për njëri tjetrin “, vlerëson gazetari rus Alexsander Golts.
XS
SM
MD
LG