Ndërlidhjet

SHKUP


Një shkëmbim zjarri intensiv ndërmjet forcave qeveritare dhe gueriljes shqiptare në veripërëndim të Maqedonisë, kërcënoi armëpushimin e shpallur, ndaras, nga të dy palët.
Agjencia Associated Press bën të ditur se mbrëmë, në rrethinën e Tetovës, një makinë ushtarake me policë maqedonas, u qëllua me të shtëna nga pozicionet e kryengritësve.
Me këtë rast ishin plagosur 9 policë, ka thënë zëdhënësi i policisë, Stevo Pendarovski.
Komandant Shpati nga guerilja shqiptare i ka deklaruar agjencisë Rojters se “njerëzit e tij kanë vepruar në vetëmbrojtje”.
XS
SM
MD
LG