Ndërlidhjet

SHKUP


Meqë situata në zonën kryesore të luftës në Maqedoni, ajo afër Kumanovës, ishte e qetë, organizatat e ndryshme humanitare depërtuan në këtë hapësirë.
Zëdhënësja e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Amanda Williamson tha se veprimtarët dërguan ilaçe dhe ndihma të tjera për mijëra shqiptarë civilë. Me këtë rast u evakuuan edhe 42 persona, prej të cilëve dy ishin të plagosur, bën të ditur agjencia Associated Pres.
Një tjetër ekip humanitar, i prirë nga zyrtarë të Organizatës Për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, shkoi në Likovë. Atje po bëhen përpjekje për riaktivizimin e sistemit për furnizim me ujë të qytetit të Kumanovës.
XS
SM
MD
LG