Ndërlidhjet

"Washington Post"/Rreziqet e Ballkanit


Richard Holbrooke/Jeane Kirkpatrick

Vlerat e përbashkëta për të cilat NATO kishte luftuar në Bosnje dhe Kosovë, tash janë rrezikuar nga dhuna e përsëritur etnike.
Në Bosnje, Marrëveshja e Dejtonit është sfiduar sërish nga forcat që kishin filluar luftën. Në Maqedoni, mbijetesa e shtetit është vënë në sprovë. Ndërmarrja e një aksioni është me rëndësë esenciale, ndërsa kohë ka pak. Dështimi për të ndërmarrë aksion të vendosur tash, kërcnon të anuloi gjithë ate që aksionet e NATO-s kishin realizuar më parë, të prolongoi kohën e qëndrimit të trupave të NATO-s në rajon dhe të shkatoi një tragjedi njerzore që mund të shtrihet përtej kufinjëve të Ballkanit. Rrjedhimisht, ne apelojm te liderët e Shteteve të Bashkuara, të Evropës dhe të Kanadasë që të ndërmarrin dy hapa:
Fillimisht, NATO duhet të bëjë një zotim të vendosur publik për të përfunduar punën që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa e kanë filluar në Ballkan; duke shpallur përgjegjës kriminelët e luftës, duke ndihmuar liderët e rajonit të ndërtojn institucione vërtetë demokratike dhe duke mbrojtur të drejtat e njeriut. NATO nuk duhet të lë asnjë dyshim se do të ndërmarrë çdo gjë që është e nevojshme për të ruajtur paqjen në rajon. Ky është një angazhim në interesin e sigurisë sonë kombëtare.
Së dyti, Maqedonia është para rrezikut real të shpërbërjes. Një aksion i fuqishëm i NATO-s nevojitet para se dhuna të jetë shkallëzuar, ndërsa zëri i moderuar i shqiptarëve dhe maqedonasve të jetë mposhtur. Zhytja e Maqedonisë në një luftë civile do të sfidonte gjithë kufinjët ekzistues në Ballkan, do të shpërblente forcat e dhunës në gjithë rajonin, do të rrezikonte vendet siç janë Bullgaria dhe madje do të krijonte tensione brenda Aleancës Veriatlantike.
Kjo pastaj do të rrezikonte prospektin e intergrimit të Ballkanit në Evropë dhe do të dëshmonte se Evropa nuk mund të fokusohet në asgjë tjetër pos në Ballkan.
Nëntë vite më parë, vendosja preventive e trupave të NATO-s në Maqedoni kishte ulur tensionet. Pesë vite më parë, NATO ishte forcë udhëheqëse në ri-vendosjen e paqjes në Bosnje. Dy vite më parë, NATO kishte reaguar vendosmërisht në Kosovë. Në të gjitha këto raste ndërhyrja e NATO-s kishte rezultuar në favor të çështjes së paqjes dhe stabilitetit. Por, çështja ende nuk ka marrë fund. NATO duhet ta bëjë të qart se do të mbaj kursin e deritashëm në Bosnje dhe Kosovë dhe se nuk do të lejoi që Maqedonia të shpërbëhet. Në fakt, se tash do të bëj krejt ç’është e nevojshme për të jetësuar ujdi dhe për ta zbatuar ate me forcë – para se konflikti në Maqedoni të ketë rrezikuar jo vetëm paqjen në Ballkan, por edhe marrëdhënjet tans-atlantike.



XS
SM
MD
LG