Ndërlidhjet

SHKUP / KUMANOVË


Vazhdimi i gjendjes së ndalimit të zjarrit, i ka mundësuar Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, evakuimin e mbi 300 civilëve nga rajonet e kontrolluara prej kryengritësve shqiptarë në veri të Maqedonisë.
Sipas zëdhënëses së Kryqit të Kuq, Amanda Williamson, të gjithë të shpërngulurit janë banorë të Likovës, të cilët tanimë janë vendosur në Kumanovë dhe Shkup.
Organizatat humanitare po tentojnë sot të dërgojnë ndihmat në ushqime dhe barna për banorët e bllokuar në rajonet e luftimeve, pas dështimit të përpjekjeve, ditën e hënë dhe të martë.
XS
SM
MD
LG