Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për hetimin e krimeve të luftës për ish-Jugosllavinë me bazë në Hagë, ka paralajmëruar qeverinë maqedonase dhe kryengritësit, se po vëzhgon sjelljen e tyre për krime të mundshme lufte.
Florence Hartmann, zëdhënëse e Gjykatës së Hagës, citohet të ketë thënë se Maqedonia është në luftë dhe pjesë e territorit të ish-Jugosllavisë, ndaj si e tillë, i takon juridiksionit të Gjykatës sipas kompetencave të caktuara nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në vitin 1993.
XS
SM
MD
LG