Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Presidenti amerikan George Bush u ka tërhequr vëmendjen vendeve anëtare të NATO-s, për llojin e ri të rreziqeve nga shtetet e papërgjeshme dhe është fokusuar në nevojën e Shteteve të Bashkuara për të zhvilluar mburojën raketore. George Bush, në samitin e NATO-s në Bruksel, ka vlerësuar më pas rolin e Aleancës Veriatlantike në proceset që pasuan përfundimin e Luftës së Ftohtë.
"Me sjelljen e anëtarëve të rinj, kemi zgjeruar sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Qendrore. Me veprimet tona në Ballkan, kemi ndalur spastrimin etnik në zemër të Evropës dhe kemi ndalur procesin e një diktature" - ka thënë George Bush.
Presidenti amerikan ka parashtruar domosdoshmërinë e, sic e ka quajtur ai, “bashkëpunimit me partnerët tanë, përfshirë Rusinë dhe Ukrainën”.
XS
SM
MD
LG