Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kufomat e nxjerra nga kamioni-frigorifer i gjetur në fundin e Danubit, janë varrosur në afërsi të një qendre ushtrimore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në Batajnicë"- ka konfirmuar Dragan Karleuša, funksionar i Ministrisë së Brenshme të Serbisë.
Ai ka sqaruar se në kamionin – frigorifer gjendeshin 86 kufoma, të cilat janë bartur në dy kamionë. “Në njërin kishte 30, kurse në tjetrin 56 trupa të pajetë”- ka pohuar Dragan Karleuša.
Ndërkaq, sipas ministrit të brendshëm, Dušan Mihajlović, në lokacionin tek qendra policore në Batajnicë ka, sic u shpreh ai,"më shumë se një varr”.
XS
SM
MD
LG