Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonië, Boris Trajkovski dëshiron përfshirjen e NATO-s në kuadrin e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhje politike të krizës në vend, por nuk do të mbështesë intervenimin e jashtëm ushtarak apo ndonjë mision paqëruajtës, njoftoi zëdhënësi i tij pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s George Robertson. Sipas zëdhënësit, Trajkovki ka sugjeruar përfshirjen e NATO-s në çështjet sikurse demilitarizimi i kryengritësve shqiptarë.
Robertson, i shoqëruar nga shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana arritën në Shkup që të mbështesin propozimin paqësor të Presidentit të Maqedonisë. Çështja kyçe është që plani në letër të shndërrohet në paqë, ka thënë Robertson.
XS
SM
MD
LG