Ndërlidhjet

JERUSALEM


Armata Izraelite filloi me tërheqjen e tankeve dhe heqjen e postblloqeve afër lokalitetit të kolonëve hebrenjë në Netzarim në Brezin e Gazës si një hap për fillimin e implementimit të masave të mirëbesimit të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara. Këto masa të mirëbesimit me palestinezët u dakorduan dje në takimin e zyrtarëve të sigurisë të të dy palëve me drejtorin e Shërbimit Qendror Informativ të Shteteve të Bashkuara, George Tenet. Sipas planit, palestinezët pritet të fillojnë mbledhjen e armëve ilegale dhe të arrestojnë militantët e ndërlikuar në sulme kundër Izraelit.
XS
SM
MD
LG