Ndërlidhjet

SHKUP


Një breshëri mortajash në Opajë, është i vetmi incident i izoluar që raportohet prej ditës së djeshme, kur guerrilasit shqiptarë shpallën zgjatjen e armëpushimit me 12 ditë. Ndërkaq liderët politikë të Maqedonisë janë mbledhur sot në një takim me dyer të mbyllura, ku sikurse është paralajmëruar, pritet të diskutohet rreth propozimeve për reforma kushtetuese, njoftojnë burime zyrtare. Presidenti Trajkovski është shprehur se forcat qeveritare do të vazhdojnë të tregohen të matura në terren, ndërsa njëri nga shefat e guerrilasve ka deklaruar se “do të respektojnë urdhrin e dhënë nga Ali Ahmeti”. “Ne nuk do të hapim zjarr, për sa kohë që nuk do të sulmohemi. Kemi fuqi të qëllojmë mbi Shkupin nëse provokohemi” – ka thënë për agjencinë Rojters, komandanti i kryengritësve i njohur me pseudonimin “komandant Hoxha”.
XS
SM
MD
LG