Ndërlidhjet

logo-print

SOFIE


Një diplomat i lartë amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht planin e presidentit Trajkovski. “Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, u takua të enjten me Trajkovskin dhe u kthye në Bruksel, për të konsideruar urgjentisht rolin e aleancës ushtarake në procesin e paqes” – ka pohuar James Swigert, ndihmës i zëvendës-sekretarit të shtetit, të Shteteve të Bashkuara. Pas takimit me kryeministrin e Bullgarisë, Ivan Kostov, James Swigert ka deklaruar, se “Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë me rëndësi vitale bashkëpunimin për arritjen e një zgjidhjeje politike, të të gjithë liderëve partiakë në Maqedoni”.
XS
SM
MD
LG