Ndërlidhjet

logo-print

SOFJE


Në Bullgari mbahen votimet e teta parlamentare që nga rënja e komunizmit, të cilat i mbikëqyrin 160 vëzhgues nga vendi dhe bota. Agjencitë që hulumtojnë opinionin publik njëzërit parashohin që koalicioni mbretëror, Lëvizja Kombëtare, Simeoni i Dytë të fitojë më shumë vende në Parlament, por jo edhe shumicën absolute. Ish-mbreti i Bullgarisë, Simeoni i Dytë ka paralajmëruar se do të angazhohet për një moral të ri në politikë, ndryshimin e sistemit politik dhe ç’rrënjosjen e korrupsionit. Ai u ka premtuar bullgarëve edhe përmirësimin e standardit jetësor.
XS
SM
MD
LG