Ndërlidhjet

PRISHTINË


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK ka deklaruar se plani për vet-qeverisjen e Kosovës është final, pavarësisht nga kritikat e Moskës dhe Beogradit ndaj tij. "Askush nuk do ta ndryshojë atë"- është përgjigjur zëdhënësja e UNMIK-ut Susan Manuel, në pyetjen se a do të ndikojnë mbi projektin e Kombeve të Bashkuara për zgjedhjet e nëntorit, kritikat e presidentit rus, Vladimir Putin. Zonja Manuel citohet të ketë thënë se me kohë mund të shtohen rregulla, mirëpo Korniza Kushtetuese për Vet-qeverisjen provizore të Kosovës, e promovuar muajin e kaluar nga kryeadministratori Hans Haekkerup, nuk do të ndryshojë.
XS
SM
MD
LG