Ndërlidhjet

SOFIE


Rezultatet e para të votimeve të përgjithshme në Bullgari tregojnë se, sikurse parashikohej nga anketimet e opinionit publik, lëvizja politike e mbretit Simeoni i Dytë, kryeson me 43 % të votave të përgjithshme, të mjaftueshme këto për të marrë 121 vende ndër 240 që ka gjithsej parlamenti vendor. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen të mërkurën, por sipas të gjitha gjasave, lëvizja politike e monarkut bullgar, nuk duket të ketë fituar shumicën absolute - raportojnë agjensitë e lajmeve.
XS
SM
MD
LG