Ndërlidhjet

Presdienti Bush u kthye në Washington pas turneut të parë evropian


Radio Evropa e Lirë Agjencitë transmetojnë fjalët e zotit Bush se “Shtetet e Bashkuara fuqishëm mbështesin procesin e bisedimeve ndërmjet liderëve politik sllavo-maqedonas dhe atyre shqiptarë, në të cilat po kërkohet mundësia për ti plotësuar kërkesat e minoritetit shqiptar”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Georg Bush së pari vlersoi takimin me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin.
“Bisedat me presdientin Putin ishin pozitive. Kjo për mua paraqet një sinjal se ne mund të kemi marëdhënie të hapura dhe të sinqerta; atje ka hapësirë për punë të përbashkët” – tha presidenti George Bush.
Agjencitë transmetojnë fjalët e zotit Bush se “Shtetet e Bashkuara fuqishëm mbështesin procesin e bisedimeve ndërmjet liderëve politik sllavo-maqedonas dhe atyre shqiptarë, në të cilat po kërkohet mundësia për ti plotësuar kërkesat e minoritetit shqiptar”. Ai mëtutje ka thënë se sekretari i shtetit, Colin Powell ka punuar për së afërti me presidentin e Maqedonisë, Boris Trajkovski dhe me përfaqësuesit legjitim shqiptarë, me ata që nuk janë ekstremistë, për të gjetur një zgjidhje politike. Presdienti i Shteteve të Bashkuara u prononcua edhe lidhur me kufirin Kosovë – Maqedoni. “Ne fuqishëm besojmë se duhet të mbyllim kufirin ndërmjet Kosovës e Maqedonisë. Por është fakt se trupat tona, që bëjnë pjesë në kuadër të Kforit, po bëjnë këtë gjë. Presidenti Putin poashtu beson se të gjithë ne duhet të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje politike” – tha presdienti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, me rastin e kthimit në Washington, pas turneut të tij të parë evropian.
XS
SM
MD
LG