Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë,ministri i jashtëm i Rumanis,Mirçea Xhoanu ka biseduar në Prishtinë me shefin e UNMIK-ut,Hans Hakerup,komandantin e KFOR-it,gjeneralin Torstajn Shaker dhe me politikanët Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj lidhur me zgjedhjet e përgjitheëshme në Kosovë. Pas takimeve,Xhoanu ka thënë se zgjedhjet e përgjitheshme duhet të organizohen më mirë se ato vendore të vitit të kaluar duke theksuar nevojën e përfshirjes së të gjitha komuniteteve etnike të Kosovës.

PRISHTINË.
Kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë,Hans Hakerup e ka përshkruar si pozitive vizitën dyditëshe te dërgatës se Këshillit të OKB-së në Kosovë dhe i ka vlerësuar produktive bisedimet që zhvilloi ky delegacion edhe në Beograd. Autoritetve të Beogradit iu përcoll mesazhi i qartë se ata duhet të mbështesin pjesëmarrjen e sërbëve të Kosovës në zgjedhjet e përgjithëshme,ka thënë Hakerup i cili shoqëroi delegacionin në ato bisedime. Delegacioni i Këshillit të Sigurimit ka shtruar në Beograd edhe problemin e Shqiptarëve të Kosovës që mbahen në burgjet e Sërbis ,por nuk ka donjë marrëveshje konkrete në këtë drejtim.

SHKUP.
Ambasadorët e NATO-s në Maqedoni janë takuar me presidentin Boris Trajkoski që të diskutojnë lidhur me negociatat kushtetuese që zhvillohen me Shqiptarët dhe operacionin e mundëshem për çarmatosjen e kryengritësve Shqiptar ,ka njoftuar një burim i afërt me presidencën. Ky takim është bërë një ditë para mbledhjes së këshillit të NATO-s në Bruksel që pritet të diskutojë kërkesën e Maqedonis për të ndihmuar në çarmatosjen e kryengritësve. NATO njoftoi javën e kaluar se, sa për tani nuk planifikon dërgimin e trupave në Maqedoni,por ka theksuar se duhet të arrihet një marrëveshje midis partive politike të vendit.
XS
SM
MD
LG