Ndërlidhjet

SHKUP


Forcat qeveritare maqedonase ndërmorën sulme intenzive me artileri,tanke dhe helikopterë nga orët e mengjezit kundër pozicioneve të kryengritësve shqiptarë në hapsirën e Araqinës afër Shkupit,e cila do të vazhdojë dhe që forcat maqedonase shpresojnë ta përfundojnë në mënyrë triumfale,siç ka thënë ministri i brendëshëm,Lube Boshkovski.Zëdhënësi i armatës,Bllagoja Markovski tha se aksioni ka për qëllim shpartallimin e terroristëve atje,siç eshtë shprehur dhe se është ndërmarrë pasi Araqina ka qënë rrezikuar nga Shqiptarë të armatosur që kanë detyruar civilë të largohen dhe janë kërcnuar të sulmojnë kryeqytetin dhe të vënë në pyetje stabilitetin e vendit.
XS
SM
MD
LG