Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për dhënjen fund menjëherëtë armiqësive në Maqedoni duke i bër diskutabile motivet e qeveris maqedonase për ndërmarrjen e ofenzivës së re kundër kryengritësve shqiptarë.U bejmë thirrje të gjitha palëve në Maqedoni të ndërpresin luftimet dhe të përqëndrohen në zgjidhjen politike,ka thënë zëdhënësi i stejtdepartmentit,Çarls Hanter.Zëdhënësi njoftoi se Kolin Pauell ,sekretar i shtetit,ka marrë në telefon presidentin e Maqedonis,Boris Trajkovski dhe ambasdadorein e Shteteve të Bashkuara në Shkup,Majk Ajnik dhe ka shfaqur pikëpamjet për nevojën e përforcimit të politikës së vetëpërmbajtjes.Zëdhënësi tha më tej se Shtetet e Bashkuara janë shum të brengosura për situatëmn në Maqedoni dhe njoftoi se Kolin Pauell ka folur rreth kësaj me sekretarin e përgjithëshëm të NATO-s ,George Robertson dhe kryediplomatin e Bashkimit Evropean,Javier Solana.Një proces paqësor duhet për situatën në Maqedoni.Atje nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake,ka nënvizuar zëdhënësi i stejtdepartmentit të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG