Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i përgjithëshëm i NATO-s George Robertson në një deklaratë që ka bërë nga Shtetet e Bashkuara në emër të 19 vendeve anëtare të Aleancës i ka bër apel urgjent Maqedonis të ndërpres armiqësitë dhe të zbrapset nga gremina e luftës civile duke e quajtur vazhdimin e luftimeve si çmenduri komplete.Shpërthimet e reja të dhunës,nga cilado palë qoftë janë çmenduri në këtë kohë të ndijshme.Nuk ka zgjidhje ushtarakle të krizës dhe reagimet e tepruara në këto momente vetëm i thellojnë ndasit edhe ashtu kritike ,ka thënë Robertson.Sekretari i përgjithëshëm i NATO-s thekson se rruga e vetme për daljen nga kriza është ajo nëpërmjet dialogut politik që shpie kah reformat realiste,të cilat adresojnë brengat legjitime.George Robertson u bën thirrje të vendosur liderëve politik në Shkup që të jenë serioz në përpjekjet për arritjen e zgjidhjes politike të krizës aktuale dhe të përqëndrohen urgjentisht në arritjen e një marrëveshje.
XS
SM
MD
LG