Ndërlidhjet

SHKUP


Ndërsa pritet të rifillojnë bisedimet gjatë ditës rreth planit Trajkovski, është në hapat e fundit operacionalizimi i planit për fillimin e tërheqjes së guerrilasve shqiptarë nga Haracina.
Pesë autobusë të shoqëruar nga zyrtarë ndërkombëtarë dhe automjetet e OSBE-së kanë hyrë në fshatin në rrethinat e Shkupit, si pjesë e ujdisë për transportimin e kryengritësve në afërsi të Kumanovës. Sipas burimeve qeveritare, 300 luftëtarë dhe 200 civilë pritet të evakuohen.
“Nëse nuk respektohet marrëveshja, trupat qeveritare janë të gatshme të përfundojnë punën e tyre”- ka deklaruar njëri nga zëdhënësit e Armatës Maqedonase.
Agjensia Asoshiejted Pres citon njërin prej komandatëve të guerrilasve të njohur si komandant Hoxha, të ketë thënë se luftëtarët kanë marrë urdhrin për t’u sprapsur në periferi të fshatit Mateq pas negocijatave mbrëmjen e së dielës me ekipin e NATO-s,n ku merrnin pjesë oficerë britanikë dhe amerikanë. Takimi me përfaqësues të NATOs dhe ndërkombëtarë të tjerë mund të vazhdojë sërish sot.
XS
SM
MD
LG