Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri I Shqipërisë Ilir Meta ka kumtuar sot fitoren e socialistëve në 45 zona, ndërkohë që Bashkimi për Fitore deklaron të ketë fituar 34 ndër 140 vende që ka parlamenti. Sipas një njoftimi të mëhershëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, janë në balotazh 37 zona elektorale, ku në 35 prej tyre socialistët e kanë të sigurt fitoren. Gramoz Ruçi tha se Partia Socialiste ka humbur në 17 zona ndërsa në zonën 60 në Lushnje sot nuk është votuar.
Rezultatet zyrtare të votimeve priten në mbrëmje, kurse raundi i dytë i tyre do të zhvillohet më 8 korrik.
XS
SM
MD
LG