Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Situata në Kryeqytetin e Maqedonis sot raportohet kryesisht e qetë por e tensionuar pas protestave të mbrëmëshme të dhunëshme nga turma Maqedonase rreth e brenda parlamentit,në mesin e të cilëve ka patur edhe rezervistë të armatosur.Ata kanë demoluar edhe zyrën e presidentit Boris Trajkovski dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij dhe të gjith qeveris,kanë brohoritur parrulla antiperëndimore dhe anti shqiptare,duke iu kërcënuar Shqiptarëve me komora të gazit.Agjencit njoftojnë njëherit për vazhdimin e evakuimit të kryengritësve Shqiptarë nga Haraçina,për sulme të forcave maqedonase në hapësirën e Nikushtakut dhe luftime qe janë zhvilluar deri në orët e herëshme të mëngjezit në shpatiet e Sharrit.
XS
SM
MD
LG