Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


I deleguari special i Bashkimit Evropian, Francois Leotard, ish-ministër i mbrojtjes i Francës arriti në Shkup për një mision katërmuajsh ku do të bëjë përpjekje për arritjen e armëpushimit në Maqedoni dhe të ndihmojë palët që të negociojnë zdhidhje paqesore.
Sipas mandatit të besuar, Francois Leotard do të veprojë si lehtësues në bisedimet politike midis sllavo-maqedonasve dhe partive të shqiptarëve etnikë dhe i përgjigjet zotit Javier Solana, përfaqesuesit të lartë të Bashkimit Evropian për sigurinë dhe politikën e jashtme.
XS
SM
MD
LG