Ndërlidhjet

BEOGRAD


Mediat e Beogradit njoftojnë se nga varreza masive në poligonin e policisë në Batajnicë ka përfunduar ekshumimi i 40 viktimave, të gjithë shqiptarë të Kosovës.Të gjitha viktimat kanë qënë civilë ,në mesin e të cilëve ndodhen edhe fëmijë dhe të mitur. Sipas dokumenteve të gjatura, të gjitha viktimat janë nga Suhareka dhe kanë banuar në të njëjtën rrugë. Ekshumimin e kanë mbikëqyrur përfaqësues të Tribunalit të Hagës, Komitetit ndërkombëtar për të zhdukurit, misionit të OSBE-së dhe Fondit për të drejtën humanitare.
XS
SM
MD
LG